Sadiku në Lugano

Futboll

Sadiku në Lugano

Më: 5 janar 2017 Në ora: 16:35
Sadiku me bashkëlojtarë

Mbetet vetëm zyrtarizimi, por transferimi i Armando Sadikut nga Zurich-u te Lugano, duket çështje e mbyllur. Të gjitha palët janë dakord dhe konfirmimin tanimë e ka dhënë edhe klub i Zurich-utnëpërmjet përfaqësuesve të tij. Tomas Bikel, drejtori sportiv i klubit që zotëron kartonin e Sadikut, ka bërë të ditur se gjithçka po ecën në rrugën e duhur dhe se formalizimi i marrëveshjes do të bëhet shumë shpejt. “Të gjithë palët janë dakord, mendoj se finalizimi është afër”, deklaroi ai për të përditshmen zvicerane “Blick”, duke i vënë vulën një transferimi që u ideua që në momentin parë kur në drejtimin e Luganos u emërua Paolo Tramexani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat