Chelsea nuk ndalet, rreshton fitoret

Futboll

Chelsea nuk ndalet, rreshton fitoret

Nga: Kemajl Goca Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 17:55
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Chelsea-s nuk ndalet dot! Në 11 ndeshjet e fundit ka po aq fitore dhe ruan epërsinë e thellë në krye të Premier League. Chelsea para shikuesve të vet shënoi fitore me rezultat 3:0 ndaj Bournemouth-it. Në minutën e 24-të, Fabregas për bukuri asistoi deri te Pedro i cili nga rreth 16 metra me një gjuajtje të fortë shënoi gol të bukur në pjesën e epërme të portës së mysafirëve.  Skuadra e kaltër nuk ndalet me kaq, por shënojnë edhe një herë, kësaj radhe nga penalltia Eden Hazard ka qenë i saktë dhe 2:0 pikërisht në minutën e 49-të. Në minutën e 90+3, Pedro shënoi golin e tij të dytë në këtë sfidë dhe për fitoren 3:0. Pas 18 jave, Chelsea kryeson renditjen me 46 pikë, nëntë me shumë se Liverpooli që ka një takim me pak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat