Lampard rikthehet në kombëtare si asistent i Southgate

Futboll

Lampard rikthehet në kombëtare si asistent i Southgate

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 07:58
Frank Lampard

Frank Lampard pritet të rikthehet në përfaqësuesen e Anglisë.

Mesfushori anglez pas largimit prej ekipit amerikan New York City, pritet të angazhohet në kombëtaren angleze.

Por,  sipas të përditshmes britanike “Daily Star”, ish-mesfushori i Chelseat te “Tre Luanët” do të rikthehet si asistent i trajnerit Gareth Southgate.

Ndryshe asistenti i Southgate, Sammy Lee edhe zyrtarisht është larguar nga Anglia.

Lampard ishte pensionuar prej përfaqësueses së Anglisë në vitin 2014 pas Kupës së Botës ndërsa ka shënuar 26 gola në 106 paraqitje me fanellën angleze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat