Ja sa futbollistë i mungojnë Kosovës për Turqinë

Futboll

Ja sa futbollistë i mungojnë Kosovës për Turqinë

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 13:22
Pamje nga ndeshja me Turqinë

Kombëtarja e Kosovës në futboll pa shumë lojtarë do t’i futet takimit me Turqinë, e cila zhvillohet me 12 nëntor në Antalia, e vlefshme për grupin I të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. Bersant Celina do të mungojë por edhe shumë lojtarë të tjerë, madje është në dilemë edhe futbollisti Fanol Perdedaj që ka një lëndim. “Celinën e kemi liruar pasi mungon për arsye personale. Sigurisht, kjo do të jetë hera e fundit që do të lirohet”, ka thënë Albert Bunjaki, përzgjedhës. Siopas tij do të mungojnë edhe Loret Sadiku, Erton Fejzullahu, Elbasan Rashani e Ardian Ismajli, që janë të lënduar, si dhe Labinot Kabashi e Sinan Bytyqi, por edhe Atdhe Nuhiu (për shkak të dokumentacionit).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat