Penev, opsioni më serioz për pankinën "kuqezi"

Futboll

Penev, opsioni më serioz për pankinën "kuqezi"

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 07:17
Lubo Penev

Një javë pas shkarkimit të trajnerit boshnjak Bruno Akrapovic, Kryesia e Shkendijës me urgjencë ka filluar tratativat për gjetjen dhe angazhimin e trajnerit të ri si opcion për të ndalur ecurin jo të mirë në javët e fundit në kampionatë. Humbja dhe Vardarin dhe barazimi me Shkupin kanë  ndezur alarmin brenda estabilishmentit menaxhues të klubit nga Tetova.

Mediat maqedonase spekuluan për një marrëveshje me Mirel Josan që udhëhoqi Skenderbeun në Europea League ku klubi Korcar bëri ndeshje spektakulare. Por nënshkrimi i Tij me Tiranën vetëm dy ditë me parë mbylli spekulimet .

Pista interesante sipas mediave sportive mbeten Besnik Hasi dhe Lorik Cana i sapo diplomuar me Licencen Uefa B për trajner.

Por sipas konfirmimeve nga burime brenda Klubit tetovar emri më serioz që po lakohet për marrjen e timonit "kuqezi" është ai i ish Seleksionuesit të Bullgarisë Lubo Penev.

"El Matadori" sic quhet ndryshe  ish sulmuesi i Atletikos së Madridit dhe Valencias udhëhoqi për tri vite Kombëtaren Bullgare në dy cikle eliminatorësh duke i lëshuar vendin ne vitin 2015 Krasimir Ballakovit. Penev , njihet për shkathtësit për të ndërtuar skuadër me mentalitet sulmues dhe disiplin të rrept në pankinë.
Udhëhoqi për shum vite CSKA-n e Sofias ndërsa  me Litexin dhe shënoi historin e re të klubit nga Lovechi duke e kualifikuar në fazën grupore në Europea League dhe fituar kampionatin vendas.

Lubo Penev, konsiderohet trajner që do ta drejtonte skuadrën tetovare drejt fitimit të Kampionatit dhe kualifikimit në fazën grupore në ndonjërat nga kupat europiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat