Barazimi i dytë radhazi për Realin

Futboll

Barazimi i dytë radhazi për Realin

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 23:06
Reali i Madridit

Reali i Madridit regjistroi barazimin e dytë rradhazi në Las Palmas ku u ndal në shifrat 2-2. Los Blancos kaluan në avantazh në minutën e 33 me Marco Asension që shënoi me kokë nga pranë vijës fatale, por vetëm pas 5 minutash Tana ju ngriu buzëqëshjen pasi kishte kohë të stoponte topin dhe të godiste nga brenda zonës. Ndeshje e komplikuar për ekipin e Zinedine Zidane që gjithsesi kaloi sërish para në pjesën e dytë, me Benzema që përfitoi nga topi i kthyer nga Javi Varas pas goditjes së Ronaldos për të shënuar. 2-1 për Realin dhe Zidane në të 72 futi në lojë Lucas Vazquez duke nxjerrë Ronaldon që se përjetoi mirë zëvendësimin, por skuadra e Quique Setien, nuk u dorëzua dhe 5 minuta nga fundi surprizoi sërish me një gol rokamboleks të Araujo që i duhet të falënderojë edhe fatin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat