Nuk dëshironim që Sadiku të largohej

Futboll

Nuk dëshironim që Sadiku të largohej

Më: 12 shtator 2016 Në ora: 13:38
Armando Sadiku

Pavarësisht interesimit të shumë klubeve europiane, në fund të afatit kalimtar Armando Sadiku vendosi të qëndronte te Zurich-u që këtë sezon luan në Challenge League, kategorinë e dytë zvicerane. Që pas rikthimit te skuadra që zotëron kartonin e tij, Armando Sadiku e ka nisur në mënyrën më të mirë këtë aventurë të dytë  me Zurich-u duke realizuar 4 gola në 7 ndeshjet e para të kampionatit. Gjatë verës u fol shumë se presidenti i klubit zviceran Ancillo Canepa për ta lënë të lirë bomberin e kombëtares shqiptare, kërkonte plot 9 milionë euro, por ky i fundit në një intervistë për gazetën zvicerane Blick ka zbuluar çdo të vërtetë në lidhje me Sadikun duke mohuar aludimet e mediave. ” Ne nuk dëshironim që Sadiku të largohej. Ka patur interesim nga klube të tjera për të por jo oferta konkrete. Zyrihu ka kërkuar 9 milionë euro për kartonin e Sadikut? Mesa di unë një shifër e tillë nga ana e klubit tonë nuk është përmendur asnjëherë, deklaroi numri 1 i Zurich-ut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat