‘Fenomeni’ Ronlado kthehet te Reali, ja cili është roli i tij

Futboll

‘Fenomeni’ Ronlado kthehet te Reali, ja cili është roli i tij

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 21:48
Florentino Perez

Florentino Perez ka vendosur që ta kthejë Ronaldon në Real Madrid.

Një fytyrë e njohur është rikthyer sot te Real Madridi. Bëhet fjalë për legjendën braziliane, Ronaldo, i cili është emëruar si këshilltar i presidentit Florentino Perez si dhe ambasador i klubit në mbarë botën.

Në prag të 14-vjetorit të transferimit të tij të bujshëm nga Interi, Ronaldo ende mbetet një prej lojtarëve më të dashur nga tifozët madrilen. Me Zinedine Zidane që është emëruar trajner i ekipit në janar të këtij viti, si dhe tani me ardhjen e Ronaldos, presidenti Perez është duke rikthyer në klub një disa prej lojtarëve të skuadrës ‘Galactico’, që kishte formuar në atë kohë.

Ronaldo i njohur edhe si ‘Fenomeni’, cilësohet si një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohëve, ku vetëm me fanellën e Realit, ka realizuar 104 gola në 177 paraqitje, derisa qenë i suksesshëm edhe me skuadra si, Barcelona, Interi dhe PSV Eindhoven.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat