Conte: Chelsea është i nënvlerësuar

Futboll

Conte: Chelsea është i nënvlerësuar

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 19:45
Antonio Conte

Trajneri italian ka mbajtur konferencën e parë për shtyp, si trajner i Chelseat.

Conte nuk ka hezituar t’u përgjigjej lloj-lloj pyetjeve që i bënin gazetarët, derisa ka folur edhe për fuqinë e skuadrës që ai do ta drejtojë.

“Në fillim jam ndier shumë i emocionuar që do të drejtojë një klub si Chelsea”.

“Premierliga ka shumë skuadra të forta dhe konkurrenca është e madhe, por mendoj që njerëzit janë duke e nënvlerësuar Chelsean dhe ne do t’i befasojmë të gjithë me lojën tonë”, ka paralajmëruar Conte.

“Unë do të jem gjithnjë pranë lojtarëve të mi dhe do t’i përkrahë në çdo mënyrë që ata të japin gjithçka nga vetja në çdo ndeshja”, ka deklaruar tashmë ish-trajneri i kombëtares së Italisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat