Xavi Espart do ta nënshkruajë të premten kontratën e re

Futboll

Xavi Espart do ta nënshkruajë të premten kontratën e re

Nga: B.S Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 15:13
Futbollisti Xavi Espart

Futbollisti Xavi Espart ka arritur marrëveshje me klubin e Barcelonës në tetor për ta vazhduar kontratën deri në vitin 2030.

Tashmë është caktuar data kur Xavi Espart do ta nënshkruajë kontratën e re me Barcelona-n.

Futbollisti i dalë nga akademia e klubit do ta nënshkruajë vazhdimin e kontratës këtë të premte, më 20 nëntor, në zyrat e Spotify Camp Nou, në një ceremoni ku do të jetë i shoqëruar nga presidenti Joan Laporta.
Me këtë kontratë, futbollisti do ta zgjasë qëndrimin e tij te klubi katalanas deri në vitin 2030.

Më 8 tetor, klubi njoftoi zyrtarisht se kishte arritur marrëveshje me lojtarin për vazhdimin e kontratës.

Megjithatë, në atë kohë ishte paralajmëruar se nënshkrimi do të shtyhej për disa ditë dhe në fund do të realizohet këtë të premte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat