Debutoi me Kosovën, Lindrit Kamberi: I dëshpëruar me rezultatin

Futboll

Debutoi me Kosovën, Lindrit Kamberi: I dëshpëruar me rezultatin

Më: 14 nëntor 2026 Në ora: 17:56
Futbollisti Lindrit Kamberi

Lindrit Kamberi debutoi sot me fanellën e kombëtares së Kosovës.

Mbrojtësi i Zurichut luajti për tërë ndeshjen, dhe pati një paraqitje të mirë individuale.

Mirëpo, Kosova barazoi pa gola me Izraelin, teksa Kamberi tha se është i dëshpëruar – jo vetëm ai.

“Jemi të gjithë të dëshpëruar. Në mbrojtje kemi qenë shumë mirë, duhet të jemi të kënaqur me një pikë. Fokusimi është për të ardhmen, janë shumë krenar që luaj për Kosovën.

Ekipi ka kualitet”, tha ai pas ndeshjes.

Kosova do të luajë ndeshjen e ardhshme ndaj Irlandës në udhëtim, më 17 nëntor.

Kombëtarja dardane ka gjashtë pikë nga pesë ndeshjet e para në grupin B3 të Ligës së Kombeve./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat