Prishtina ka hedhur pas shpine humbjen nga Drita me rezultat 3:0, sot ka triumfuar me 1:0 ndaj Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Prishtina bëri paraqitje të mirë në një kohë me shi, ndërsa llapjanët nuk po arrijnë të dalin nga kriza e rezultateve.
Llapi prej shtatë ndeshjeve rresht nuk ka shijuar fitore, humbja e sotme e thellon edhe më shumë krizën e rezultateve të tyre.
Futbollisti Leotrim Kryeziu është autor i golit të fitores në minutën e katërt.
Pas javës së 12-të, Prishtina renditet në vend të dytë me 26 pikë. Llapi e ka komplikuar edhe më shumë situatën, duke mbetur në vendin e parafundit (i 9-ti) me 5 pikë.