Elbasani i tregon forcën kryesuesve të kampionatit

Futboll

Elbasani i tregon forcën kryesuesve të kampionatit

Më: 22 tetor 2026 Në ora: 19:09
Elbasani

Elbasani do të sfidojë Teutën në “Niko Dovana”, këtë të shtunë, për llogari të javës së 6-të të “Abisset Superiore”.

Verdheblutë duan të reagojnë sa më shpejt dhe nën udhëheqjen e trajnerit të ri, Glen Daja, do tentojnë t’i shkaktojnë surprizën kryesuesve të kampionatit të cilët deri më tani nuk e kanë provuar kurrë shijen e humbjes.

Për të nxitur rivalitetin mes tyre, ka menduar vetë klubi i Elbasanit në rrjetet sociale në një postim ku shfaqen Rubin Hebaj dhe Ledjo Tresa.

Të dy futbollistët kanë shkëlqyer me Elbasanin këtë sezon, edhe pse rezultatet nuk kanë qenë më e mira e mundshme, çfarë ka sjellë edhe pozitën në klasifikim, vendi i 6-të me vetëm 7 pikë në total.

Veçantia e këtij postimi lidhet me të kaluarën e një prej lojtarëve, Hebaj, i cili e ka një të kaluar me Teutën, rivalin e radhës të Elbasanit në kampionat. Shkodrani e ka veshur dy herë fanellën e durrsakëve, në sezonet 2020/21 dhe në atë 2022/23.

Sa i takon Ledjo Tresës, ish-i i Laçit mbetet një element i çmuar në repartin e avancuar të mesfushës, ndaj dhe Glen Daja e ka tashmë “arsenalin” të lënë gati nga Ivan Gvozdenovic për të goditur kryesuesit e Superiores.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat