Superderbi Shkëndija – Vardari luhet të shtunën në Gostivar

Futboll

Superderbi Shkëndija – Vardari luhet të shtunën në Gostivar

Më: 20 tetor 2026 Në ora: 13:47
Topi i futbollit

Java e 11-të e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut në futboll do të sjellë disa përballje interesante, me vëmendjen kryesore te superderbi ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit, i cili do të zhvillohet të shtunën në Gostivar, me fillim nga ora 14:00.

Java nis të premten me ndeshjen Sileksi – Shkëndija e Haraçinës, ndërsa të shtunën, në termin e mesditës, do të përballen Struga Trim Lum dhe Skopje, nga ora 12:00.

Gostivari do të jetë nikoqir i dy ndeshjeve gjatë kësaj jave. Përveç superderbit Shkëndija – Vardari, të dielën në këtë qytet do të zhvillohet edhe përballja ndërmjet Arsimit dhe Bregallnicës.

Ndërkohë, në Kavadar, Tikveshi do të përballet me Bashkimin, në një tjetër duel të rëndësishëm të javës së 11-të.

Orari i ndeshjeve – java e 11-të
E premte, 23 tetor 2026

14:00: Sileks – Shkëndija e Haraçinës (Kratovë)
E shtunë, 24 tetor 2026
12:00: Struga Trim Lum – Skopje (Strugë)
14:00: Shkëndija – Vardari (Gostivar)
E diel, 25 tetor 2026
12:00: Arsimi – Bregallnica (Gostivar)
14:00: Tikveshi – Bashkimi (Kavadar)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat