Dukagjini dhe Drenica kanë barazuar 1:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 10-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e pestë me Basri, pasi në minutën e katërt kishin humbur një penallti.
Dukagjini mbeti me një lojtar më pak në minutën e 16-të, pas përjashtimit me karton të kuq të Gashit. Drenica e shfrytëzoi epërsinë numerike dhe barazoi në minutën e 20-të me Zekën.
Pjesa e parë u mbyll 1:1, ndërsa në pjesën e dytë nuk pati gola të tjerë dhe skuadrat u detyruan të kënaqen me nga një pikë.