Sipas raportimeve të fundit në media, trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenovic, ka dhënë dorëheqjen te verdheblutë dhe tashmë është larguar nga kjo detyrë.
Ende mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur mes palëve në marrjen e këtij vendimi drastik.
Ditën e djeshme, Elbasani pësoi humbjen 1-2 nga Skënderbeu në Korçë.
Në prononcimin para mediave, trajneri serb u shpreh i qetë se do të përmirësoheshin në vijim, por tashmë situata ka marrë drejtim të kundërt në kohë rekord.
Gvozdenovic e kishte kontratën të vlefshme deri në verën e vitit 2027, ndërsa është pjesë e verdhebluve prej dhjetorit të vitit 2024.