Ndërsa është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Sivasspor – Sarıyer, e vlefshme për javën e 11-të në Ligën e Parë të Turqisë, me rezultatin 1:1, sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, ka gjetur sërish rrugën e rrjetës.
Në minutën e 30-të, pas kundërsulmit të shpejtë nga Sivasspor,
Manaj përfiton nga gabimi i lojtarit rival në largimin e topit dhe, në një rrëmujë të tillë, “shënjestron” saktë katërkëndëshin mik, duke barazuar shifrat.
Për bomberin lushnjar, ky është goli i 9-të në 10 prezenca këtë sezon në kampionat, shto këtu edhe 2 asiste.