Garcia para ndeshjes me Ajaxin: Ne jemi Hajduku

Futboll

Garcia para ndeshjes me Ajaxin: Ne jemi Hajduku

Nga: K.G. Më: 14 tetor 2026 Në ora: 16:49
Garcia

Hajduku i Splitit do të ballafaqohet me Ajax-in. 

“Shorti ka përcaktuar që kundërshtari i parë të jetë gjiganti holandez Ajax, me të cilin skuadra kroate ka një histori të pasur përballjesh, përfshirë duelet historike në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve në vitin 1995”, ka shkruar media kroate “Slobodna Dalmacija”.

Trajneri i Hajdukut, Gonzalo Garcia, tha se 

“Kam luajtur shtatë-tetë vjet në Holandë dhe kam qenë edhe trajner atje për një vit. Holanda është shtëpia ime e dytë. Atje kam kaluar një të katërtën e jetës sime.

Ky Ajax është një përzierje e futbollit holandez dhe atij spanjoll, për shkak të trajnerit spanjoll”.

Si do të përballet Hajduku me Ajaxin?

“Ajax është një skuadër e mirë, me futbollistë shumë të mirë. Ka lojtarë më me përvojë se sezonin e kaluar dhe ndodhet në një periudhë tranzicioni. Ka shumë cilësi, por edhe futbollistë jashtëzakonisht të talentuar”, tha trajneri.
I pyetur se si do ta ndalojë Ajaxin, Garcia u përgjigj:

“Ne jemi Hajduku! Kemi identitetin tonë. Besoj te lojtarët e mi, ndërsa pjesën tjetër nuk do t’jua zbuloj”.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat