Vetëm 17 vjeç, por Elson Himallari po tregon “arsenalin” e tij te Partizani me ekipin e parë.
Në derbin e kryeqytetit, sulmuesi shënoi golin e vetëm te “Demat e Kuq”, pas inkursionit fantastik të Xhuliano Skukës.
Pas disfatës, Himallari ka reaguar në rrjetet sociale, duke i dhënë “spunto” ekipit dhe tifozëve, ndërsa ka shkruar: “Derbi i kryeqytetit dhe goli im i parë si profesionist.
Jo rezultati që deshëm, por një moment që do ta kujtoj gjithë jetën. Falë Zotit, ky është vetëm fillimi”. Himallari konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj të Partizanit, ndërsa bën pjesë edhe te Shqipëria U19.