Genc Nuza delegohet si gjyqtar kryesor në Ligën e Konferencës

Futboll

Genc Nuza delegohet si gjyqtar kryesor në Ligën e Konferencës

Më: 13 tetor 2026 Në ora: 17:06
Genc Nuza

Gjyqtari kosovar Genc Nuza do të jetë gjyqtar kryesor në ndeshjen ndërmjet FC Twente dhe FC Thun, në kuadër të fazës së ligës në UEFA Conference League.

Ndeshja do të zhvillohet më 15 tetor në Enschede të Holandës, ndërsa delegimi i Nuzës nga UEFA përbën një tjetër vlerësim për gjyqtarin kosovar në arenën ndërkombëtare.

Në këtë takim, Nuza do të asistohet nga Granit Hyseni dhe Fatmir Sekiraqa. Gjyqtar i katërt do të jetë Mentor Ajeti, ndërsa në rolin e AVAR-it është deleguar Alban Shala.

Ky delegim vjen si një tjetër mundësi për gjyqtarët kosovarë që të dëshmojnë cilësitë e tyre në garat evropiane të organizuara nga UEFA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat