Interi vazhdon me formë të lartë, mposht edhe Parmën

Futboll

Interi vazhdon me formë të lartë, mposht edhe Parmën

Nga: K.G. Më: 10 tetor 2026 Në ora: 19:54
Interi

Interi ka shënuar fitore bindëse ndaj Parmës, me rezultat 3:0, në ndeshjen e javës së gjashtë të Serie A.

Skuadra zikaltër tregoi formë të mirë dhe e vendosi fatin e ndeshjes brenda 31 minutave të para.

Në minutën e 13-të, një gabim i mbrojtjes së Parmës i dha mundësinë Petar Suçiçit të shënonte nga afërsia, duke kaluar Interin në epërsi.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, në minutën e 19-të, Hakan Çalhanollu realizoi nga pika e bardhë për 2:0.

Rezultatin përfundimtar e vulosi Markus Turam në minutën e 31-të, me një goditje të saktë në këndin e poshtëm të djathtë, pas një pasimi të mirë brenda zonës.

Pas javës së gjashtë, Interi kryeson tabelën me 16 pikë, të grumbulluara nga pesë fitore dhe një barazim. Ndërkohë, Parma renditet në vendin e 17-të me katër pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat