Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, i ka dalë në mbrojtje Cristiano Ronaldos pas një shkrimi kritik të gazetarit të Mirror Football, Harry Brent.
Në artikullin me titull “Narcisisti Cristiano Ronaldo duhet larguar pas 2,000 fjalëve me ankesat e tij për Portugalinë”, gazetari kritikon ashpër yllin portugez.
Ferdinand reagoi drejtpërdrejt ndaj gazetarit përmes rrjeteve sociale, duke shkruar:
“Narcisist?
Terminologji e çmendur për t’u përdorur për dikë që i ka dhënë kaq shumë këtij sporti dhe vendit të tij. Harry Brent, mblidhe pak veten!”
Ish-mbrojtësi i Manchester United e konsideron të padrejtë përdorimin e termit “narcisist” për Ronaldon, duke vënë në pah kontributin e jashtëzakonshëm të portugezit për futbollin dhe kombëtaren e tij.