Asllani dhe Hysaj përzgjidhen në formacionin më të mirë

Futboll

Asllani dhe Hysaj përzgjidhen në formacionin më të mirë

Më: 7 tetor 2026 Në ora: 16:16
Formacioni

Dy lojtarë të kombëtares shqiptare të futbollit janë përzgjedhur në forma ionin më të mirë të javës së 4-t të Nations League nga faqja e specializuar e statistikave Sofascore.

Kristjan Asllani, heroi i sfidës ndaj San Marinos, është vlerësuar me notën maksimale (10), po aq sa Olise i Francës.

Në 11-en më të mirë të ndeshjeve të katërta të Nations League është përfshirë edhe Elseid Hysaj, i cili është vlerësuar me notën 7.9.

Shqipëria kryeson grupin C1 në Ligën e Kombeve me 9 pikë pas 4 ndeshjeve të luajtura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat