FIFA zyrtarizon renditjen e re për Shqipërinë dhe Kosovën, vendoset rekord i ri historik!

Futboll

FIFA zyrtarizon renditjen e re për Shqipërinë dhe Kosovën, vendoset rekord i ri historik!

Më: 7 tetor 2026 Në ora: 13:24
FIFA

FIFA ka zyrtarizuar renditjen e re pas ndeshjeve të kombëtareve.

Shqipëria ka fituar një pozicion duke u vendosur në vendin e 66-të.

Më poshtë kanë rënë Hondurasi dhe Kepi i Gjelbër që mori pjesë në Botëror dhe u bë surprizë.

Sa i përket Kosovës ka regjistruar një pozicion historik.

Zyrtarisht mban vendin e 76-të në renditje që është edhe pozita më komode në historinë e “dardanëve”.

Kosova është ngjitur me dy pozicione. Kujtojmë se kryesimi vazhdon t’i mbetet Spanjës që nuk njeh humbje prej kohësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat