Maran: Muçi u zëvendësua sepse kishte probleme fizike

Futboll

Maran: Muçi u zëvendësua sepse kishte probleme fizike

Më: 7 tetor 2026 Në ora: 00:42
Rolando Maran

Pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri – San Marino, e përfunduar 2–1 për kuqezinjtë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, ka folur para mediave Rolando Maran.

"Nuk më pëlqeu paraqitja e skuadrës, por e rëndësishme që morëm 3 pikët. Në pjesën e dytë pati një ulje të ritmit. Kishim shanse për të shënuar më shumë gola në pjesën e parë.

Ndonjëherë, ndaj ekipeve të tilla ndodh që të ulësh ritmin. Mendon se e ke marrë rezultatin. Kishim shumë raste në pjesën e parë, kishim shumë gjuajtje, por nuk mundëm t’i konkretizonim. E ulëm përqendrimin.

E menduam pak më vonë ndryshimin për Dakun. Kur u shtua ritmi, u krijuan më shumë hapësira për Dakun, prandaj e menduam momentin e duhur për ta përfshirë në fushë.

Muçi nuk mund të vazhdonte ndeshjen, sepse kishte probleme fizike. Nuk duhet të harrojmë, nëse do të kishim fituar në Finlandë, mund të kishim mbyllur llogaritë në grup", u shpreh Maran.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat