Burreli ka njoftuar afrimin e Yonis Farah, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Mbrojtësi 26-vjeçar mbylli aventurën e tij në Ligën e Parë të Kosovës me Priznerin dhe do të nisë një të re në Kategorinë e Parë me matjanët.
Për futbollistin nga Somalia, ka patur edhe një reagim nga futbollisti i Kombëtares shqiptare, Anis Mehmeti i cili ka komentuar pikërisht në këtë postim të Burrelit.
Duke marrë në konsideratë dhe prejardhjen e tij nga Mati, kuptohet qartë edhe arsyeja e këtij reagimi, për të përshëndetur këtë lëvizje të skuadrës.
Sa i takon përvojave të mëparshme, mbrojtësi i krahut të majtë ka luajtur gjithashtu për Mitrovicën po në Kosovë, Beaconsfield dhe Kingstonian FC dhe Banbury.