Le Bris befason për Granit Xhakën

Futboll

Le Bris befason për Granit Xhakën

Më: 21 gusht 2026 Në ora: 23:46
Futbollisti Granit Xhaka

Sunderlandi është gati për edicionin e ri në Premier League.

Futbollisti Granit Xhaka me Sunderlandin synojnë rezultate edhe më të mira në edicionin e ri.

Sunderland do të ballafaqohet në udhëtim me Ipswich-in, e cila luhet të shtunën nga ora 16:00.

Trajner i Sunderlandit, Regis Le Bris, ka folur me fjalë të mëdha për Granit Xhakën.

“Prapa skenës nuk ka ndodhur asgjë por ka të bëj me besimin, sigurinë dhe lidhjen me klubin.

Është e qartë se Graniti e do këtë klub, e do grupin dhe dëshiron të jetë pjesë e këtij rrugëtimi edhe për një sezon.

Dhe ka qenë edhe një dritare e vogël gjatë Kupës së Botës për t’i menduar gjërat ndryshe, por ai u kthye dhe tha ‘ky është Sunderlandi, dua të kthehem, të qëndrojë dhe të arrijë gjëra edhe më të mëdha në sezonin e ri'”, ka thënë Le Bris.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat