Shumë debate e polemika me rastin e finales së Kupës së Kosovës në futboll mes Ferizajt dhe Dukagjinit të Klinës.
Dukagjini fitoi me rezultat 2:1 dhe e ngriti trofeun në fund.
Gazetari sportiv Arlind Sadiku ka reaguar për finalen e sotme që u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Shumë njerëz po më shkruajnë që të reagojë për finalen Ferizaj - Dukagjini. Sinqerisht s’po di çka me shkru!
Krejt çka mund të them është që kjo shfaqje më ngjasoi me nivelin e futbollit afrikan!
Shpresoj bile që të paktën të mos e përsërisim skandalin e Afrikës, që pas 5-6 muajsh t’i jepet trofeu Ferizajt, siç iu dha Marokut”, ka reaguar Sadiku duke paraqitur fotografinë e kombëtares së Senegalit.