Mbappe rrezikon të humbasë “El Clasico-n”

Futboll

Mbappe rrezikon të humbasë “El Clasico-n”

Më: 27 prill 2026 Në ora: 14:27
Kylian Mbappe

Real Madridi ka marrë një goditje të rëndë përpara "El Clasico-s" së 10 majit, pasi sulmuesi kryesor Kylian Mbappe ka pësuar një dëmtim në kofshën e këmbës së majtë, raporton Flashscore.

Klubi mbretëror konfirmoi se pas barazimit 1-1 ndaj Real Betis, testet mjekësore zbuluan një lëndim në muskulin semitendinosus, duke e bërë francezin shumë të dyshimtë për përballjen vendimtare ndaj Barcelonës.

Ky lëndim vjen në një moment kritik, ku "Los Blancos" ndodhen 11 pikë pas liderëve katalanas.

Tani ata po përballen me ankthin për gjendjen fizike të yllit të tyre, i cili këtë sezon ka vuajtur nga disa probleme fizike, duke alarmuar edhe kombëtaren e Francës pak para fillimit të Botërorit 2026.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat