Diplomati Bujar Deskaj: Krenarë që shohim shqiptarët... 

Futboll

Diplomati Bujar Deskaj: Krenarë që shohim shqiptarët... 

Më: 26 prill 2026 Në ora: 19:21
Pamje nga foto e përbashkët

Futbollistët shqiptarë kudo që kanë luajtur e kanë lartësuar emrin e shtetit shqiptar dhe të Kosovës.

Nga Evropa, në vendet e Skandinavisë e deri në Australinë e largët, futbollistët shqiptarë kanë pasur një rol të madh në promovimin e talentit dhe vlerave tona sportive.

Diplomati i Kosovës, Bujar Deskaj, shpreh krenarinë për takimin me dy emra të njohur të futbollit shqiptar, Altin Haxhi dhe Lumbardh Dellova.

Ky takim u vlerësua si një moment i veçantë që dëshmon kontributin e madh të sportistëve shqiptarë në përfaqësimin dinjitoz të kombit në arenën ndërkombëtare.

‘Së bashku me Artan Malajn, patëm kënaqësinë të takonim dy legjenda të futbollit shqiptar - Altin Haxhin dhe Lumbardh Dellovën.

Krenarë që shohim shqiptarët të përfaqësuar në një nivel të tillë.

Të dy kanë veshur me krenari edhe fanellën e CSKA Sofia - njëri si ish-lojtar që ka lënë gjurmë në lojë, dhe tjetri aktualisht duke shkruar historinë e tij në fushë dhe duke përfaqësuar ekipin kombëtar të Kosovës.

Respekt për të dy brezat dhe gjithçka që ata përfaqësojnë për futbollin”, ka shkruar Deskaj në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat