Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 30-të, vëmendja në Gjilan

Futboll

Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 30-të, vëmendja në Gjilan

Më: 26 prill 2026 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Xhiro e 30-të në Albi Mall Superligë vazhdon sot me tre ndeshje që janë në program për t'u zhvilluar.

Padyshim që vëmendja do të jetë në Gjilan, me liderin aktual Dritën që takohet me Llapin që ndodhet në zonën e rënies.

Gjilanasit duan tre pikët për të vazhduar garën për titull, derisa llapjanët udhëtojnë për të shkaktuar befasi.

Ndeshje shumë interesante zhvillohet edhe në Suharekë, me Ballkanin që është nikoqir i Ferizajt.

Vendasit duan fitoren për të vazhduar garën për titull, derisa Ferizaj udhëton për mos t'u mposhtur.

Sfidë shumë e fortë luhet edhe në Klinë,me Dukagjinin që është nikoqir i Malishevës, ku dy skuadrat duan fitoren.

Të gjitha ndeshjet e sotme në Superligë fillojnë nga ora 15:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat