Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 22-të: Ballkani pret Drenicën, derbi në kryeqytet

Futboll

Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 22-të: Ballkani pret Drenicën, derbi në kryeqytet

Më: 1 mars 2026 Në ora: 09:42
Superliga

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet e xhiros së 22-të, ku sot në program janë dy ndeshje për t'u zhvilluar.

Ballkani dhe Drenica takohen në Suharekë me fillim nga ora 13:00. Suharekasit pas dy humbjeve radhazi kërkojnë fitoren dhe të rikthehen në krye të tabelës.

Aspak mirë nuk qëndron as Drenica që ka dy humbje në dy ndeshjet e fundit duke zënë vendin e fundit në Superligë.

E derbi i kësaj jave do të zhvillohet në kryeqytet, ku takohen dy rivalët e vjetër Prishtina dhe Drita me fillim nga ora 20:00.

Prishtina kërkon këndelljen pas humbjes së fundit, derisa Drita synon fitoren e pestë radhazi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat