Kristian Shpendi realizon

Futboll

Kristian Shpendi realizon

Më: 28 shkurt 2026 Në ora: 16:40
Kristian Shpendi

Kristian Shpendi realizon përpara syve të binjakut!

Sulmuesi i Kombëtares pa frena!

Kristian Shpendi po kalon një tjetër sezon fantastik me Çezenën.

Sot zhbllokoi takimin me Empolin në minutën e 29-të, pas asistit perfekt të Cerrit.

Kristiani ka përballë vëllain e tij binjak, Stivenin. Për Kristianin ishte edhe goli i dhjetë në Serinë B ku regjistron edhe katër asistime.

Stiveni ndërkohë numëron nëntë gola të shënuar. Të dy bashkë po spikasin me ekipet respektive.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat