Prishtina e Re barazon në fund në Hajvali me Llapin

Futboll

Prishtina e Re barazon në fund në Hajvali me Llapin

Nga: K.G. Më: 28 shkurt 2026 Në ora: 15:03
Llapi

Prishtina e Re ka barazuar në Kampin Nacional në Hajvali, me rezultat 1:1 ndaj Llapit, në takimin e javës së 22-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Skuadra e Prishtinës së Re lëshoi mundësinë e artë që të ikë nga fundi i tabelës së klasifikimit.

Llapi mori pikë nga ky udhëtim.

Futbollisti Hasan Hyseni shënoi në minutën e 8-të pas asistimit të Arbnor Ramadanit.

Ibrahim Kargbo e shënoi golin e barazimit në minutën e 75-të.

Llapi e zë vendin e shtatë me 23 pikë e Prishtina e Re të 9-tin me 22 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat