Drita tregon lojë të mirë në Slloveni, por eliminohet nga garat evropiane

Futboll

Drita tregon lojë të mirë në Slloveni, por eliminohet nga garat evropiane

Nga: K.G. Më: 26 shkurt 2026 Në ora: 20:35
Celje

Skuadra gjilanase përkundër lojës së mirë në Celje të Sllovenisë, nuk ia doli të marrë rezultat të mirë.

Çelje e ka fituar përballjen me rezultat 3:2 ndaj Dritës, në ndeshjen e kthimit të play-off-it.

Lideri i kampionatit slloven ka triumfuar edhe në takimin e parë në Prishtinë, me rezultat 3:2, kësisoj është kualifikuar në të tetën e finales së Conference League në futboll.  

Për Celjen shënuan Seshlar (19' e 43' - nga penalltia) e Hrka (23') dhe për Dritën Bl. Ktasniqi (26') e Dabiçaj (51’).

Goli i tretë bie me fajin portierit Faton Maloku ku bëri gabim trashanik dhe u shkaktua penallti.

Duhet theksuar se Drita pati mundësi të mira në pjesën e dytë, por portieri i ekipit slloven ka shpëtuar në disa raste portën e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat