Edon Zhegrova i çmend në Champions League, e pabesueshme

Futboll

Edon Zhegrova i çmend në Champions League, e pabesueshme

Nga: K.Goca Më: 25 shkurt 2026 Në ora: 23:11
Pamje nga ndeshja

Juventusi është eliminuar nga Champions League, pavarësisht fitores 3:2 në ndeshjen e kthimit ndaj Galatasarayt.

Dy golat e fundit të Juventusit u realizuan falë Edon Zhegrovës i cili bëri kthesë në lojë.

Sfida ishte një dramë e vërtetë që zgjati 120 minuta, me raste të shumta shënimi dhe emocione deri në fund.

Juventusi e mbylli kohën e rregullt me epërsi 3:0, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm 5:5, pasi ndeshjen e parë në Stamboll e kishte humbur 5:2.

Megjithatë, në vazhdime skuadra turke arriti të shënojë dy gola dhe të sigurojë kualifikimin në të tetën e finales.

“Zonja e Vjetër” kaloi në epërsi në minutën e 37-të me golin e Manuel Locatelli nga penalltia. Situata u vështirësua në minutën e 48-të, kur Kelly u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Juventusin me një lojtar më pak.

Në minutën e 67-të u inkuadrua Edon Zhegrova dhe ndikimi i tij ishte i menjëhershëm. Në minutën e 70-të, Federico Gatti realizoi për 2:0 pas një aksioni ku kontribuoi edhe Zhegrova.

Në minutën e 79-të, Kenan Yıldız ishte i pafat, pasi shtylla ia mohoi golin.

Në minutën e 82-të, Weston McKennie shënoi për 3:0, me gjithë aksionin që nisi nga Zhegrova.

Në vazhdime, Zhegrova pati një rast të artë në minutën e 96-të, por goditi jashtë nga një pozitë ideale.

Galatasaray ngushtoi në 3:1 në minutën e 105-të me golin e Victor Osimhen dhe Yilmaz realizoi në minutën e 119-të (3:2), gola që rezultuan vendimtar për fatin e kualifikimit.

Duhet theksuar se në minutën e 110-të, Zhegrova përsëri bëri një depërtim spektakolar, mashtroi mbrojtjen rivale dhe goditi nga këndi i vështirë, por portieri turk reagoi me sukses.

Juventusi nuk arriti ta përmbysin humbjen 5:2 nga ndeshja e parë dhe i dha fund aventurës në garën më prestigjioze evropiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat