Interi dhe Juventusi “në luftë” për portierin e Tottenhamit

Futboll

Interi dhe Juventusi “në luftë” për portierin e Tottenhamit

Më: 24 shkurt 2026 Në ora: 14:23
Guglielmo Vicario

Interi dhe Juventusi “në luftë” për portierin e Tottenhamit.

Guglielmo Vicario mund të rikthehet në Serie A, pasi Interi dhe Juventusi po e kërkojnë për merkaton e verës.

Portieri i Tottenham Hotspur vlerësohet rreth 25 milionë euro dhe shihet si zëvendësues i mundshëm i veteranit Yann Sommer te Interi.

Nga ana tjetër Vicarion e kërkon edhe Juventusi që nuk bindet nga forma e portierit aktual, Michele Di Gregorio. Gara mes dy gjigantëve italianë pritet të sjellë “Derby d’Italia” të ri në merkato.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat