Dardanet do të përballen me Gjibraltarin dhe Kroacinë, ja lista

Futboll

Dardanet do të përballen me Gjibraltarin dhe Kroacinë, ja lista

Më: 24 shkurt 2026 Në ora: 12:54
Lista

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës për vajza, Sami Sermaxhaj, e ka publikuar listën e futbollisteve të ftuara për dy ndeshjet e para të edicionit të ri të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027. 

Dardanet do të përballen me Gjibraltarin dhe Kroacinë në fillim të marsit në kuadër të Grupit 2 në Ligën C.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 3 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kundër Gjibraltarit, ndërsa përballja me Kroacinë zhvillohet më 7 mars në stadiumin në Karllovc të Kroacisë.

Kosova bën pjesë në Grupin C2, ku krahas Kroacisë dhe Gjibraltarit, bën pjesë edhe Bullgaria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat