Lajm i mirë për trajnerin e Skënderbeut

Futboll

Lajm i mirë për trajnerin e Skënderbeut

Më: 25 prill 2024 Në ora: 14:40
Skënderbeu

Skënderbeu - Erzeni është një nga sfidat e javës së 33-të të Superiores,takim që dot ë luhet ditën e shtunë në orën 18:00. Korçarët luajnë në shtëpi dhe pas fitores me Kukësin do të tentojnë në tjetër fitore për të kapur “Final – Four”.

Lajm i mirë për trajnerin e Skënderbeut Ivan Gvozdenoviq është se do të ketë të gjithë lojtarët të gatshëm për të luajtur ndaj shijakasve.

Trajneri serb do të kenë mungësinë të zgjedhë 11 më të mirët për të bërë të mundur edhe triumfin.

Gvozdenovic ka bërë një analizë të detajuar në seancat stërvitore për të përgatitur këtë sfidë deri në detaje. Në Korçë janë të gjithë të bindur se do të marrin një tjetër 3 pikësh dhe do të jenë pjesë e “Final – Four”,  pasi Tirana dhe Dinamo do të përballen respektivisht me Partizanin dhe Laçin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat