Kukësi për t’i dhënë fund “mallkimit” ndaj Teutës

Futboll

Kukësi për t’i dhënë fund “mallkimit” ndaj Teutës

Më: 25 prill 2024 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Kukësi – teuta është një nga sfidat e javës së 33-të të Superiores, sfidë që do të luhet diten e dielë në orën 15:00 në “Kukës Arena”. Verilindorët janë me një këmbë në Kategorinë e parë, teksa vetëm matematika i mban ende në lojë.

Skuadra e udhëhequr nga Bledar Devolli u kualifikua ditën e djeshme në finalen e Kupës dhe tashmë gjithë forcar janë përqendruar te ky trofe. Por pavarësisht kësaj Kukësi do të tentojë rikthimin në kampionat. Nuk do ta kenë aspak të lehtë përballë durrsakëve.

“Djemtë e Detit” janë ekipi që Kukësi nuk ka mundur t’i mposhtë prej thuajse 4 vitesh. Në 16 përballjet e fundit mes tyre në kampionat, verilindorët kanë fituar vetëm 1 sfidë. 7 ndeshje janë fituar nga Teuta, ndërsa 8 të tjera kanë përfunduar në barazim.

Fitorja e Kukësit ka ndodhur saktësisht më 11 korrik të vitit 2020. Në atë takim kanë triumfuar 3-0 ndaj “Djemve të Detit” në kampionat.

Edhe në 3 përballjet e këtij sezoni, verilindorët nuk ia kanë dalë të fitojnë, pasi 2 sfida kanë përfunduar në barazim dhe ndeshja e fazës së 3-t mes tyre është fituar nga durrsakët me shifrat 1-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat