“Topçinjët” tejkalojnë shifrën e 100 golave në një sezon

Futboll

“Topçinjët” tejkalojnë shifrën e 100 golave në një sezon

Më: 25 prill 2024 Në ora: 13:32
Arsenali

Gjatë fitores 5:0 të Arsenalit në derbin me Chelsean të martën, “Topçinjtë” kapërcyen kuotën e 100 golave të shënuar këtë sezon në të gjitha kompeticionet (48 ndeshje).

Golin e 100-të e shënoi Trosard (i pari i ndeshjes), ndërsa klubi e arrin shifrën e 100 golave gjatë një sezoni për herë të 23-të në histori, me dopietat e Ben Uajtit dhe Kai Havercit që e dërguan në total numrin në 104.

Sezonin e shkuar skuadra e Artetës shënoi 103 herë në 49 ndeshje, pavarësisht se vendosi një rekord për numrin e golave në kampionat (88).

Por ata kanë mundësi ta përmirësojnë këtë rekord, duke qenë se pesë golat e së martës në “Emirates” e dërguan në 82 numrin e rrjetave në Premier Ligë këtë sezon, kur duhen edhe katër ndeshje deri në fund. Ndryshe për skuadrën e Artetës kanë shënuar 17 “topçinj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat