Kryetrajneri i Prishtinës: Kjo ndeshje dallonte nga ato kampionale

Futboll

Kryetrajneri i Prishtinës: Kjo ndeshje dallonte nga ato kampionale

Më: 25 prill 2024 Në ora: 12:21
Emmannuel Egbo

Prishtina synon trofeun e Kupës së Kosovës. 

Skuadra më trofeshme në vendin tonë, dje e ka eliminuar Dritën e Gjilanit, duke e mposhtur me rezultat 1:0 pas 120 minutave. 

Prishtina përballet me Ballkanin në finalen e madhe. 

Kryetrajneri i Prishtinës, Emmannuel Egbo, është i lumtur me kualifikimin në finale. 

Ai për faqen e FC Prishtina, tha: “Gjatë tërë javës kemi biseduar me çunat se si para vetes e kemi një mundësi të artë për të shkuar në finale dhe në Evropë nga Kupa, përveç nga kampionati. I falënderoj të gjithë çunat me mënyrën se si e kanë menaxhuar ndeshjen e sotme.

Kjo tregon karakterin që kanë ata, nga një ndeshje e vështirë të dielën me një ditë më pak pushim se kundërshtari, duke nxjerrë 120 minuta duke dhënë më të mirën sot.

Pra, falënderimi shkon te Zoti dhe te çunat, sepse kemi mposhtur njërën ndër ekipet më të mira dhe pretendente për të arritur atje ku kemi thënë nga fillimi që duam të shkojmë.

Kjo ndeshje dallonte nga ato kampionale, ishte ndeshje eliminuese, mund të shkonim edhe te penalltitë, por e kemi administruar ashtu si e kemi karikuar taktikisht dhe na doli ashtu siç e kishim planifikuar".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat