Carlos Tevez del nga spitali!

Futboll

Carlos Tevez del nga spitali!

Më: 25 prill 2024 Në ora: 11:09
Carlos Tevez

Carlos Tevez ishte shtruar në spital pasi ndjeu disa shqetësime në gjoks.

Mirëpo, për fat të mirë trajneri aktual i Independiente doli nga spitali pasi kaloi një natë aty, teksa janë përjashtuar problemet kardiake për ish-sulmuesin e famshëm që la shumë gjurmë në Europë me Manchester United apo Juventus e Manchester City.

Sipas mediave, Tevez do të duhet të kalojë disa ditë pushimi absolut në shtëpinë e tij dhe më pas mund t’i rikthehet sërish profesionit të tij.

Gjithsesi, 40-vjeçari nuk do t’i “shpëtojë” analizave të mëtejshme, për të kuptuar problemet shëndetësore pasi në kohët e fundit, Tevez ka vuajtur disa luhatje madje pak kohë më parë, argjentinasi humbi edhe ndjenjat në shtëpinë e tij duke dëmtuar pak pjesën e kokës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat