Edhe një arritje për Edon Zhegrovën

Futboll

Edhe një arritje për Edon Zhegrovën

Më: 23 prill 2024 Në ora: 21:17
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova është shpallur “Lojtari i Muajit” për muajin mars në Ligue 1 edhe nga “EA Sports”.

Lille regjistroi dy barazime e tri fitore muajin e kaluar, për të vazhduar garën për një vend që e dërgon në Ligën e Kampionëve.

Zhegrova ishte prej më të mirëve, teksa u veçua performanca e tyre në derbin e veriut, ndaj Lens, ku shënoi të dy golat e fitores.

Kësisoj, reprezentuesi i Kosovës u votua si “Lojtari më i mirë i muajit” për muajin mars edhe nga “EA Sports”.

Edon Zhegrova më herët mori çmimin e më të mirit të muajit mars edhe nga UNFP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat