Formacionet e sfidës Lazio - Juventus

Futboll

Formacionet e sfidës Lazio - Juventus

Më: 23 prill 2024 Në ora: 20:41
Formacionet

Vetëm 90 minuta na ndajnë nga mësimi i emrit të finalistit të parë, të Kupës së Italisë, me “Shqiponjat” e Lazio, që do të kërkojnë të përmbysin, mbrëmjen e kësaj të marte, në “ferrin” e “Stadio Olimpico” avantazhin 0:2, të “Bardhezinjve”, të Juventus, të regjistruar dy javë më parë, në “mitikun” e Torinos, “Allianz Stadium”.

Në testin e tij të dytë ndaj Juventus, të parin të fituar me shifrat 1 me 0, tekniku kroat i kryeqytetasve, Igor Tudor i ka rreshtuar të tijët, me skemën 3-4-2-1, ku në portë është vendosur Mandes e para tij në mbrojtje Gila, Casale e Romagnoli. Nga krahët vijnë Hysaj e Marusic, me dyshen Cataldi-Guendouzi, që ruajnë mesfushën. Para tyre janë Luis Alberto e Felipe Anderson, ndërsa në sulm i vetëm ndodhet “bomberi”, Taty Castellanos.

Në krahun tjetër, tekniku Massimiliano Allegri dëshiron ta mbyllë me një trofe këtë sezon e për këtë arye ka vendosur të hedhë në fushë më të mirët për këtë sfidës, me formacionin e zakonshëm, 3-5-2.

Në portë është Perin e para tij janë tre brazilianët, Danilo, Bremer e Alex Sandro, me Cambiaso e Kostic, që ndihmojnë nga krahët. “Dirigjimi” i mesfushës i është besuar treshes McKennia, Locatelli, Rabiot, ndërsa në sulm janë Federico Chiesa e Dusan Vlahoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat