Emocionet e Kupës së Kosovës

Futboll

Emocionet e Kupës së Kosovës

Më: 23 prill 2024 Në ora: 15:00
Prishtina

Të mërkurën do të zhvillohen dy ndeshjet kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll.

Vëmendja kryesore do të jetë në derbin mes Dritës e Prishtinës, ku të dy ekipet hyjnë në këtë sfidë të barabarta.

Takimi i parë i cili u zhvillua në Lipjan përfundoi pa fitues e pa gola.

Sikurse Drita, po ashtu edhe Prishtina synim e kanë finalen dhe fitimin e trofeut, i cili ua mundëson daljen në Evropë.

Forma e të dy skuadrave është e ndryshme në kampionat.

Drita po lufton për titullin kampion dhe gjendet në pozitën e dytë në tabelë me dy pikë më pak se kryesuesit.

Kurse, Prishtina është në mesin e tabelës dhe larg një vendi për Evropë dhe për ta Kupa është opsioni i vetëm.

E përballja tjetër gjysmëfinale që luhet po të mërkurën është derbi lokal mes Ballkanit e Suharekës.

Portokallinjtë hyjnë në këtë ndeshje me epërsinë 0:1 nga sfida e parë e luajtur para tri javësh.

Golin e fitores e kishte realizuar Marsel Ismajlgeci krejt në fund të sfidës.

Ballkani është duke e synuar këtë edicion titullin e tretë radhazi në Superligë, ku janë të parët në tabelë.

Në krahun tjetër, Suhareka po shkon sigurt drejt titullit kampion dhe sigurimit të Superligës për stinorin e ardhshëm.

Suharekasit i kanë pesë pikë më shumë se përcjellësit më të afërt.

Të dy ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen të mërkurën nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat