FIFA nuk fal, dy ekipeve

Futboll

FIFA nuk fal, dy ekipeve

Më: 23 prill 2024 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Thuajse merkato pas merkato jemi mësuar të dëgjojnë se ekipe të Superiores janë me merkato të bllokuar. Edhe këtë herë nuk ka si të ndodhë ndryshe.

Janë 3 skuadra që në merkaton e verës nuk do të mund të transferojnë lojtarë, më saktë të regjistrojnë futbollistë të rinj. Tirana vazhdon të mbetet në këtë listë dhe duket se bardheblutë janë mësuar me këtë fakt.

Por dy klubet e tjera që i shtohen kësaj liste janë edhe Dinamo dhe Vllaznia. Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se “Blutë” dhe kuqeblutë janë dy ekipet që janë shtuar së fundmi për shkak të çështjeve të hapura që kanë në FIFA për disa nga lojtarët që kanë i kanë patur pjesë të tyre në vitet e fundit.

Si klubi shkodran ashtu edhe ai dinamovitë po punojnë shumë për të gjetur një marrëveshje për të zhbllokuar merkaton dhe për të pstur mundësinë që në merkaton  e verës të regjistrojnë futbollistë të rinj. Ndëërkohë e komplikuar mbetet situata me Tiranën që prej disa merkatosh vazhdon të ketë probleme të tilla.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me klubet në muajt në vazhdim, nëse do ia dalin të gjejnë ndonjë marrëveshje, apo nuk do të mund të bëjnë asnjë hap në merkaton e verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat