Liverpool rikthen në bazë portugezin e huazuar

Futboll

Liverpool rikthen në bazë portugezin e huazuar

Më: 23 prill 2024 Në ora: 10:25
Pamje nga një ndeshje

Fabio Carvalho dëshiron të rikthehet në Liverpool, pavarësisht se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i këtij ekipi. Trajneri gjerman Jurgen Klopp ka njoftuar tashmë lamtumirën e tij disa kohë më parë dhe klubi ende s’ka zgjedhur pasuesin e tij.

Sipas “Football Insider”, mesfushori portugez me tipare sulmues tashmë ka vendosur të kthehet në bazë. Ai do të tentojë të fitojë një vend në ekip dhe gjithashtu të vendoset përfundimisht në “Anfield”.

Talenti 21-vjeçar u ble nga “reds” për 6 milionë euro dy vite më parë, por verën e kaluar u la në formë huzimi fillimisht te Leipzig e më pas te Hull City. Këtë sezon ai ka luajtur në total në 32 ndeshje.

Fabio Carvalho ka gjetur vijueshmëri në lojën e tij, duke realizuar edhe 8 gola në Championship, ndaj shpreson që te Liverpool ta mbajnë. Edhe klubi duket i bindur me paraqitjet e lojtarit, që tashmë ka fituar më shumë përvojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat