Të mërkurën luhen sfidat e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë

Futboll

Të mërkurën luhen sfidat e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë

Më: 23 prill 2024 Në ora: 10:11
Pamje nga ndeshja

Të mërkurën do të luhen takimet e dyta gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ku do të përcaktohet edhe finalja e madhe e këtij kompeticioni.

Sfidat Tirana-Kukësi dhe Vllaznia-Egnatia do të startojnë në orën 18:00. Në “Air Albana” bardheblutë do të kërkojnë që të bëjnë mrekullinë, pasi do të tentojnë të përmbysin gjithçka për të shkuar në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë. Në anën tjetër verilindorët vijnë të qetë në këtë sfidë pas fitores në takimin e parë 2-0. Kukësi do të synojë të mbrojë rezultatin për të siguruar kualifikimin në finale.

Në stadiumin “Loro Boriçi” do të zhvillohet sfida tjetër gjysmëfinale. Egnatia vjen e avantazhuar në këtë ndeshje, pas triumfit në sfidën e parë në “Arena Egnatia” me rezultatin minimal 1-0, ndërsa kuqeblutë kanë si synim përmbysjen për të shkuar në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë.

Trofeu i Kupës së Shqipërisë është mjaft i rëndësishëm për këto ekipe, pasi u jep mundësinë të luajnë në kualifikueset e Conference League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat