Inter, nis festa e titullit! Fishekzjarre, karuselë nëpër rrugë, shpërthen Piazza Duomo

Futboll

Inter, nis festa e titullit! Fishekzjarre, karuselë nëpër rrugë, shpërthen Piazza Duomo

Më: 23 prill 2024 Në ora: 00:42
Inter

Fishekzjarre, bori e karusele. Festa titull e Inter shpërthen në piazza Duomo në Milano për shpalljen kampion për herë të 20. Tifozët zikaltër, pavarësisht shiut dhe të ftohtit ‘dimëror’, janë derdhur në sheshin ikonë të qytetit për të festuar yllin e dytë të Inter.

Festa shpërtheu në dhomat e zhveshjes së Inter pas fitores së titullit kampion në dëm të kushërinjve të Milan në derbi. Më të ekzaltuarit ishin Dimarco, në titullin e tij të parë kampion i Italisë dhe kapiteni Lautaro Martinez, i cili fitoi titullin e tij të dytë. Pavarësisht motit të keq, festa nisi edhe në qytet me tifozët që mbushën rrugët e qytetit drejt Piazza Duomo.

Ylli i dytë nuk fitohet çdo ditë: kështu që tifozët e Inter kanë nisur tashmë festimet në qytet në dritën e derbit të gjashtë të fituar radhazi kundër Milan.

Për herë të parë, kjo ndeshje ka vlejtur fitimin e kampionatit të Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat